Castillejo “peng” i agjentëve, Juventusi tenton një talent të PSV-së

schedule12:38 - 30 Gusht, 2021

schedule 12:38 - 30 Gusht, 2021

Zhvillime te Milani dhe Juventusi. Në kampin kuqezi po tentojnë të shesin te Getafe Samu Castillejo. Spanjolli me një postim të bërë dje la të kuptojë se do të largohet nga kuqezinjtë dhe gjithçka ishte e mbyllur.

Situata ka ndryshuar ditën e sotme. Gazetari Daniele Longo raporton se Getafe i ka bllokuar negociatat, për shkak të përfshirjes së menaxherëve të ndryshëm të paautorizuar prej tyre për këtë operacion në merkato.

Për të kaluar te Juventusi, bardhezinjtë nuk po punojnë vetëm për afrimin e emrave të njohur si Mauro Icardi dhe Miralem Pjanic.

Mohamed Ihattaren është lojtari që po tenton klubi nga Torino ta transferojë, shkruan Alfredo Pedulla. 19-vjeçari është pjesë e PSV në Holandë dhe tashmë është bërë edhe pjesë e kombëtares, pavarësisht se ende nuk ka debutuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!