Castillejo: Kam frikë nga koronavirusi, Ibrahimovic madhështor

schedule21:58 - 2 Maj, 2020

schedule 21:58 - 2 Maj, 2020

Dëshira për t’u rikthyer në fushat e blerta është e madhe, por futbollistët ndjejnë pasiguri dhe frikë në të njëjtën kohë. Koronavirusi është akoma nëpër këmbë dhe paniku është i madh. Samu Castillejo ka folur për AS në lidhje me temën e momentit, Milanin dhe Ibrahimovic.

FRIKA – “Më mungon futbolli dhe zbritja në fushë. Shpresoj që situata të përmirësohet, kjo është më e rëndësishmja. Paolo dhe Daniel Maldini u infektuan me COVID-19, por e menaxhuan mirë situatën dhe u shëruan për fat të mirë. Është shumë e frikshme kur virusi të afrohet kaq shumë, por jam gati të rikthehem për të luajtur”.

MILANI – “Viti 2020 kishte nisur mirë, kam luajtur çdo ndeshje në nivele të mira. Shpresoj të vazhdoj aty ku e lashë. Viti i parë ishte për t’u adaptuar, është e vështirë të luash nga 15 minuta dhe të zhvillosh një në 2-3 ndeshje si titullar. Kur kanë besim te ti, ndihesh i rëndësishëm dhe krijon një klimë shumë të mirë me veten”.

IBRAHIMOVIC – “Zlatan është treguar madhështor. Ai është një djalë shumë i përulur, është tip simpatik dhe shkon mirë me të gjithë, brenda dhe jashtë fushave. Të jep gjithmonë këshilla gjatë stërvitjeve. Erdhi për të na ndihmuar dhe kemi mësuar shumë nga ai“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!