Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, Antonio Cassano, ka rihapur dhe një herë tjetër debatin se kush është më i miri mes Ronaldos dhe Messit. Në një intervistë për “AS”, 38-vjeçari që tashmë deklaron se talent si i argjentinasit nuk do të shikojmë më. Ndërsa për portugezin e Juventusit ai mendon se është egoist dhe se e ka mendjen tekvetja e tij dhe jo tek ekipi.
“Cristiano Ronaldo është një talent i prodhuar. Atë e shikojmë në rrjetet sociale teksa bën squats me fëmijët e tij. Flitet shumë për të dhe më pak për Messin. Në futboll ata janë dy gjëra krejt të ndryshme.
CR7 është shumë i fortë, por është në këtë nivel nga puna e tij. Nga ana tjetër Messi është si Federer, Jordan apo Maradona. Nuk do të shohim më kurrë një talent si ai, pasi atij ia ka falur natyra”, deklaron italiani.
“Shpesh herë dëgjoj që Leo luante me lojtarë fenomenalë tek Barcelona. Unë mbaj mend vetëm Xavi dhe Iniestën, gjithashtu dhe Ronaldinho në fillim. Messi ktheu lojtarë të thjeshtë si Dani Alves, Pedro apo dhe Mascherano, në kampionë.
Qëllimi i Ronaldos është të shënojë gola dhe nuk bën asgjë për ekipin. Ndërsa Messi bën që e gjithë skuadra e tij të rritet dhe e rithem se ai është idhulli im”, përfundon Cassano. /abcnews.al