Cassano: Conte s’e njeh rotacionin. Giroud? Nuk ka sens të vijë tek Interi

schedule18:43 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 18:43 - 4 Dhjetor, 2020

Antonio Conte është një trajner që nuk e preferon shumë rotacionin. Antonio Cassano njihet si një tifoz i Interit dhe është ndalur te merkato e klubit zikaltër në deklaratën e dhënë për Bobo TV.

Kur nuk ka ndeshje kupash, Conte luan gjithmonë me të njëjtët lojtarë. Nëse titullarët janë në 100%, ata aktivizohen gjithmonë, Conte nuk i lë kurrë jashtë Lukakun dhe Lautaron.

Sanchez po lufton për të luajtur, por trajneri E aktivizon rrallë kilenin. Interi ka nevojë për një sulmues që do e kishte aspak problem qëndrimin në pankinë.

Giroud? Familja e tij ndihet e lumtur në Londër dhe nuk dëshiron të largohet nga ai qytet. Pastaj, nuk ka sens që Giroud të vijë tek Interi dhe të vazhdojë të luajë po aq pak sa luan te Chelsea“, deklaron Cassano. /abcnews.al