Antonio Cassano, ish-futbollisti i njohur italian, tashmë ka rolin e e analistit në studio të ndryshme sportive. Më së fundmi, Cassani ka folur për SkySport Italia, ku ka bërë krahasimin mes Contes dhe Pirlos.
Sipas mendimit tim, Interi ishte tashmë afër titullit sezonin e kaluar. Problemi më i madh është se ka kaq shumë lojtarë, që Conte nuk i pëlqen. Njëri, mbi të gjithë, Eriksen, një çmenduri për mua, të mos lejohet të luajë në mesfushë.
Real Madridi e donte atë, Barcelona po. Ai bëri gjëra fantastike në Angli, ashtu si me Danimarkën. Nuk mund të mendoj se në një mesfushë shumë normale si ajo e Interit, ai nuk ka vend. Ka diçka që nuk shkon, për mua.
Pirlo? Nuk është një bast, ai e ka treguar veten në fushë për 25 vite. Andrea duhet të ketë fat dhe kimi në fushë. Për mua nuk keni nevojë t’i jepni kohë, ai tashmë dinte se si t’i bënte shokët të lëviznin në fushë. Ai ka një ekip me lojtarë të shkëlqyer dhe një klub që është ndër më të mirët në Europë. Nuk është një bast”, u shpreh Cassano./abcnews.al