Lionel Messi fitoi për herë të 7-të në karrierën e tij “Topin e Artë” duke vazhduar kështu të jetë lojtari më i mirë në botë.
Pas fitimit të këtij çmimi individual kishte shumë urime në drejtim të “Pleshtit”, por si kurrë më parë këtë vit ka pasur edhe shumë kritika në drejtim të tij, të cilët nuk ishin dakort me vendimin final se Messi duhet ta fitonte, sepse sipas tyre Robert Lewandowski e meritonte.
Një prej tyre është edhe Casillas. Ky i fundit preferonte Lewandowskin si lojtarin më të mirë, ndërsa e ka shprehur hapur mendimin e tij.
“Është jashtëzakonisht e vështirë për mua që të besoj në këto çmime që jepen për futbollistët. Mesi është një nga pesë lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, por duhet ta kuptosh se kush është lojtari më i mirë pas një sezoni. Nuk besoj se është e vështirë”, tha Casillas. /f.a/abcnews.al