Casillas: Është mirë për futbollin italian që dominimi i Juventusit është ndalur

schedule09:32 - 14 Prill, 2023

schedule 09:32 - 14 Prill, 2023

Iker Casillas, ish-portieri legjendar i Real Madrid, foli për “DAZN” për marrëdhënien e tij me Buffon, por jo vetëm, ai gjithashtu preku faktin se dikur ka menduar të luante në Serie A dhe gjithashtu theksoi se futbolli italian ishte bërë i mërzitshëm kur ishte periudha që Juventusi vetëm fitonte.

“Isha 14-15 vjec dhe mbaj mend që Gigi debutoi në moshën 17-18 vjeç. E kisha zili sepse doja të isha dhe unë si në fatin e tij. Karriera jonë ka qenë shumë e ngjashme. Ne të dy filluam shumë të rinj në moshë me klube të mëdha. Ai po vazhdon ende të luajë futboll, dhe e vërteta është se është një meritë e madhe. Për sa kohë që ai po argëtohet dhe është i lumtur, është e qartë se ai shpreson të vazhdojë ende të luajë edhe më shumë. Por Gigi, përveçse është një mik i madh i imi, është një pikë referimi për të gjithë portierët.

A kam menduar ndonjëherë të luajë në Itali? Po, në një moment mendova për këtë, në Itali ka shumë skuadra të mëdha. Inter, Milan, Juventus, Roma, Lazio, por kur je te Real Madrid nuk të bëhet të ndryshosh ambient. Kur je në ekipin më të madh në histori, veçanërisht për mua që jam nga Madridi, është e vështirë të mendosh për ndryshim. Diçka duhet të ndodhë për të ndryshuar ekipim por jo, ka pasur gjithmonë në kokën time vetëm Real Madrid.

A e ndjek Serie A? Më pëleqnte shumë kur isha i ri. Po flas për 25 vjet më parë, kur ishte liga më e mirë në botë. Të gjithë lojtarët e mëdhenj luanin aty. E vërteta është se Serie A kaloi një periudhë në të cilën vetëm Juventusi fitoi dhe u bë pak e mërzitshme, por tani fakti që Napoli, si Interi dhe Milani në vitet e fundit kanë ndalur dominimin e Juventusit, është mirë për futbollin italian”, është shprehur Iker Casillas./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!