Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Cash” shpallet “armik i popullit”/ Nga janari hiqet nga Administrata. Deri në 2030, gjithçka dixhitale

schedule18:02 - 4 Dhjetor, 2025

schedule 18:02 - 4 Dhjetor, 2025

Shqipëria synon të ulë ndjeshëm përdorimin e parave CASH në ekonomi. Nisma Kombëtare pritet të nisë në janar të vitit të ardhshëm. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se deri në vitin 2030, 60% e pagesave synohet të bëhen digjitale, ndërsa të reduktohen në maksimum pagesat CASH, duke nisur nga institucionet shtetërore.

Po ashtu, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, parashikohet kufizimi i blerjeve deri në 50 mijë lekë me CASH nga qytetarët, si dhe tregtarët do të kenë detyrimin të ofrojnë një mundësi pagese elektronike.

Nisma kombëtare “Cashless Albania 2030” synon të rrisë përdorimin e pagesave digjitale nga qytetarët dhe bizneset, si dhe të formalizojë ekonominë, duke u afruar me standardet europiane.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!