Casemiro hedh “pas krahëve” barazimin ndaj Venezuelës: Tani duhet të mendojmë për Uruguajin

schedule12:16 - 13 Tetor, 2023

schedule 12:16 - 13 Tetor, 2023

Brazili nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 1 me 1 ndaj Venezuelës, në përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2026, duke zhgënjyer jo pak futbolldashësit e pranishëm të “Arena Pantanal” të Kuaibës.

Pas përfundimit të sfidës, tepër i zhgënjyer u duk të ishte dhe “lideri” i mesfushës, Casemiro, me kapitenin e “seleçao”-ve, që vendosi të hidhte “pas krahëve” barazimin ndaj Venezuelës dhe të vendoste fokusin në përballjen e radhës ndaj Uruguajit.

“Tani duhet të mbajmë kokën ulur dhe të mendojmë për ndeshjen me Uruguain. Ne donim të sulmonim, ata donin të mbroheshin dhe ne nuk mund t’i thyenim ata”,- u shpreh kapiteni i Kombëtares “seleçao”. /i.m /abcnews.al