Ish-arbitri, Paolo Casarin, foli në “Radio Rai” për gabimin e djeshëm në Juve-Salernitana me rastin e golit të anuluar në Milik.
“VAR duhet të ndihmojë, jo të jetë protagonist. Sa i përket Candrevës në rastin e golit të Milik, gabimi është i dukshëm.
Edhe pozicioni jashtë loje duhet të dënohet vetëm nëse pozicioni është aktiv, jo gjithmonë. Kemi parë shumë gola të vërtetuar me lojtarë jashtë loje që megjithatë nuk kanë ndikuar, dje është bërë një vlerësim tjetër”, ka deklaruar ish-arbitri i njohur. /f.a/abcnews.al