Sporti rus merr një tjetër goditje të rëndë, pasi CAS ka vendosur që të mos e heqë dënimin e Wada. Gjithsesi dënimi për ta lënë jashtë Lojërave Olimpike dhe Kompeticioneve Madhore nga katër vite është bërë dy. Rusada (Agjencia Ruse e Anti-Dopingut) i dorëzoi të dhëna të manipuluara të kontrollit Anti-Doping hetuesve në janar të vitit 2019 dhe e gjithë kjo nuk kaloi pa pasoja.
Ata u dënuan me katër vite pezullim, duke humbur kështu Lojërat Olimpikë në Tokyo dhe ato dimërore në Pekin 2022. Komiteti Olimpik i Rusisë e ankimoi çështjen në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, Lozanë) dhe ditën e sotme ka ardhur edhe vendimi përfundimtar.
LEXO EDHE: CAS fushëbeteja: Lëvizja e rusëve, apelohet vendimi i WADA
Mësohet se dënimi prej katër vitesh është ulur në dy, por sërish në Rusi nuk kanë pse të jenë të lumtur pasi të gjithë atletët e këtij vendi nuk do të jenë në Lojërat Olimpike të Tokyos në verën e ardhshme dhe ato dimërore në vitin 2022 në Pekin. Mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës nga Rusia.
Në vitin 2015 shumë atletë rezultuan pozitivë për doping dhe WADA (Agjencia Botërore e Anti-Dopingut) vendosi të japë një dënim të përgjithshëm, duke përjashtuar për tre vite Rusinë nga kompeticionet madhore ndërkombëtare.
ULTIM'ORA
Doping, Tas dimezza squalifica Russia da 4 a 2 anni
Esclusa da Tokyo 2021 e Pechino 2022#SkySport #Russia #Tokyo2021 #Pechino2022 pic.twitter.com/VIjm1EPb78— skysport (@SkySport) December 17, 2020
Por, gjithçka e ka një zgjidhje dhe kështu ndodh edhe në këtë rast. Ashtu si pas dënimit të vitit 2015, edhe këtë herë atletët do të marrin pjesë si sportistë të pavarur, duke mos përfaqësuar asnjë flamur.
E njëjta gjë do të praktikohet edhe me kombëtaren e futbollit të Rusisë. Në vitin 2022 organizohet Botërori në Katar dhe përfaqësuesja ruse nuk do të ketë mundësi të luajë nën ngjyrat e flamurit rus. Ata ashtu si atletët, do të garojnë pa flamur.
Kjo do të ndodhë në rastin më të keq, pasi pavarësisht se dënimi përfshin gjithë sportistët rusë, nuk është provuar asnjëherë se futbolli ka qenë pjesë e skandalit. Nuk ka pasur raste pozitivë me doping dhe pritet që federata ruse e futbollit të bindë autoritetet se nuk ka lidhje me skandalin. /abcnews.al

