Carnevali: Sassuolo mes Milanit, Interit dhe titullit

schedule09:40 - 18 Maj, 2022

schedule 09:40 - 18 Maj, 2022

CEO i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” dhe e nis me një koment në lidhje me shitjet e biletave për ndeshjen Sassuolo-Milan.

“Në një orë e gjysmë kemi bërë “pluhur” 16,500 bileta dhe tashmë stadiumi është mbushur plotë. Nuk më habit që kohët e fundit Milani ka gjithmonë 70,000 tifozë në San Siro.

Çfarë ndeshje do të jetë? Ne e dimë që do të luajmë ndaj një ekipi që mund të fitojë Scudetto, por ne duam që ta mbyllim kampionatin mirë, sa më lartë në tabelë. Jam i sigurt që ekipi ynë do t’i kushtojë vëmendje maksimale kësaj ndeshjeje.”

Sassuolo mes Milanit dhe Interit

“Që nga e diela, kur ecvi në rrugë, më ndalojnë tifozët e Milanit dhe më thonë mendimet e tyre për të mos u sforcuar shumë ekipi i Sassuolos kështu që klubi i tyre të fitojë Scudetton, unë vetëm buzëqesh dhe largohem. Eci disa metra dhe ndeshem me tifozët e Interit dhe ata gjithashtu më thonë të njëjtën gjë dhe unë buzëqesh përsëri.

Ne nuk duam t’i bëjmë askujt nder, qëllimi i vetëm është të luajmë ndeshjen tonë dhe të përpiqemi të fitojmë pikë për të përfunduar në vendin e dhjetë ose ndoshta të nëntë”, është shprehur Carnevali, CEO i Sassuolos./h.ll/abcnews.al