Carloz Queiroz fillon “aventurën” e re në Lindjen e Mesme, 69-vjeçari emërohet si trajneri i ri i Katarit

schedule21:05 - 6 Shkurt, 2023

schedule 21:05 - 6 Shkurt, 2023

Vetëm pak ditë pas shpalljes së lamtumirës nga kreu i pankinës së Kombëtares iraniane, tekniku portugez Carlos Queiroz ka nisur një “aventurë” të re sërish në Lindjen e Mesme, por këtë herë si “numri 1” i stolit të Katarit.

Federata e Futbollit të Katarit dhe “luzitatni” kanë arritur një marrëveshje e cila do të zgjasë deri në vitin 2026 dhe objektivi i vetëm i 69-vjeçarit është 1 biletë për Botërorin e vitit 2030, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Për teknikun 69-vjeçar kjo është Kombëtarja e 7-të që do të udhëheqë, ku kujtojmë se më parë Carlos Queiroz ka drejtuar Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikën e Jugut, Egjiptin, Kolumbinë, Portugalinë dhe dy herë Iranin. /i.m /abcnews.al