Vetëm pak ditë pas shpalljes së lamtumirës nga kreu i pankinës së Kombëtares iraniane, tekniku portugez Carlos Queiroz ka nisur një “aventurë” të re sërish në Lindjen e Mesme, por këtë herë si “numri 1” i stolit të Katarit.
Federata e Futbollit të Katarit dhe “luzitatni” kanë arritur një marrëveshje e cila do të zgjasë deri në vitin 2026 dhe objektivi i vetëm i 69-vjeçarit është 1 biletë për Botërorin e vitit 2030, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Për teknikun 69-vjeçar kjo është Kombëtarja e 7-të që do të udhëheqë, ku kujtojmë se më parë Carlos Queiroz ka drejtuar Emiratet e Bashkuara Arabe, Afrikën e Jugut, Egjiptin, Kolumbinë, Portugalinë dhe dy herë Iranin. /i.m /abcnews.al
البرتغالي ” كيروش ” مدرباً للعنابي ????.
كل التوفيق للمدرب مع كتيبة منتخبنا الوطني?. pic.twitter.com/XfqLIiPclM
— الاتحاد القطري لكرة القدم ?? (@QFA) February 6, 2023