Carlos Queiroz: Pas ndeshjes së parë arritëm të ktheheshim në rrugën e duhur

schedule14:37 - 25 Nëntor, 2022

schedule 14:37 - 25 Nëntor, 2022

Pas përfundimit të ndeshjes Uells-Iran, trajneri i Iranit, Carlos Queiroz është dukur tepër entiziast dhe i kënaqur në konferencën për shtyp, duke thënë se Irani sot luajti me një karakter të jashtëzakoshëm, element ky që i dhuroi dhe 3 pikët në atë ndeshje aq të luftuar.

“Sot luajtëm me një karakter të jashtëzakonshëm, që është një nga karakteristikat e ekipit tonë. Ne luajmë me ndjenjën e unitetit dhe kohezionit. Pas ndeshjes së parë arritëm të ktheheshim në rrugën e duhur. Duhej të largonim ato ndjenja negative që patëm pas Anglisë. Futbolli është një lojë që jeton në momente, nuk mund të jetohet me humbje dhe fitoreve.”,- u shpreh Queiroz. /i.m /abcnews.al