Carlos lihet pas dhe synohet Raul, Benzema në historinë e Real Madrid

schedule12:47 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 12:47 - 13 Dhjetor, 2020

Ditën e djeshme Real Madrid arriti një fitore shumë të rëndësishme në derbin kundër Atletico Madrid, duke triumfuar me rezultatin 2-0. Të besuarit e Zinedine Zidane arritën të marrin tre pikët dhe rihapën sërish garën për titullin kampion.

Përveç rezultatit pozitiv, ndeshja e djeshme ishte speciale për Karim Benzema. Sulmuesi francez vendosi një rekord personal, pasi ndeshja kundër Atleticos ishte e 528 për të me fanellën e galaktikëve. Ai bëhet kështu lojtari i huaj me më shumë paraqitje në historinë e Realit, duke kaluar braziliani Roberto Carlos, i cili është ndalur në kuotën e 527 ndeshjeve.

 

Benzema tashmë renditet në vendin e tetë në listën e të gjithë lojtarëve, edhe pse tre vendet e para janë shumë larg. Në vendin e tretë me 711 ndeshje do të gjejmë Manuel Sanchis dhe në vendin e dytë pozicionet Iker Casillas me 725 ndeshje. Vendi i parë i përket legjendarit Raul, i cilu numëron 741 paraqitje me madrilenët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!