Carlo Ancelotti padit ish-klubin e tij në Gjykatën e Lartë

schedule08:42 - 13 Qershor, 2023

schedule 08:42 - 13 Qershor, 2023

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të padisë ish-klubin e tij, Everton. Dy vjet pas lamtumirës, ​​trajneri italian dërgon klubin e njohur në Gjykatën e Lartë në Londër për një çështje “kontrate dhe marrëveshjesh të përgjithshme”.

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, historia sillet rreth një mos-pagese prej 2 milionë funtesh në llogarinë e teknikut. Everton nuk ka bëra të gjitha pagesat siç duhet për teknikun dhe kjo ka bërë që Ancelotti të ndjekë rrugën e drejtësisë.

64-vjeçari qëndroi në krye të kësaj skuadre për 67 ndeshje, ku ekipi ia doli të marrë mesatarisht 1.60 pikë për ndeshje./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!