Carla Bruni akuzohet për financimin e paligjshëm të fushatës së bashkëshortit të saj Sarkozy

schedule11:31 - 10 Korrik, 2024

schedule 11:31 - 10 Korrik, 2024

Carla Bruni, bashkëshortja e ish presidentit francez Nicolas Sarkozy është akuzuar për presion ndaj një dëshmitari që pretendonte se bashkëshorti i saj kishte marrë fonde të paligjshme nga Libia për fushatën e tij zgjedhore.

Sipas Le Monde, një zyrtar në kushte anonimiteti pretendon se një gjykatë i ka ndaluar Carla Bruni, cila së fundmi është përfshirë në prodhimin e verës, të kontaktojë me këdo të përfshirë në këtë proces, me përjashtim të bashkëshortit të saj.

Në të njëjtën kohë, një botim i gazetës Le Parisien thekson se akuzat paraprake ndaj Carla Bruni-Sarkozy i referohen presionit të dëshmitarëve dhe përpjekjes për të mashtruar gjyqtarët, hetimi i të cilëve synon bashkëshortin e saj, si të dyshuar për financimin e paligjshëm gjatë fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

Ish-Zonja e Parë e Francës u akuzua për fshehje të provave dhe bashkëpunim me kriminelë për të kryer mashtrime duke marrë pjesë në operacionin “Sauver Sarko” (Save Sarkozy).

Majin e kaluar, pasi u mor në pyetje nga policia, gruaja e tretë e Sarkozy dha, sipas avokatëve të saj, “sqarime dhe shpjegime të dobishme”.

Dëshmitari i përfshirë, Ziad Takintineh, është në qendër të akuzave se burri i Carla ka marrë miliona euro në pagesa të paligjshme nga regjimi i liderit të atëhershëm libian Muammar Gaddafi.

Vihet re se Nicolas Sarkozy, i cili ka qënë president që nga viti 2007 deri në vitin 2012, tashmë është dënuar edhe për dy raste të tjera, ndonëse ai është vetëdeklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Shkurtin e kaluar, një gjykatë apeli në Paris la në fuqi dënimin e tij të parë për tejkalimin e limitit të financimit të fushatës së tij në vitin 2012. Sarkozy u dënua me një vit burg, me gjashtë muaj pezullim, por avokatët e tij apeluan në Gjykatën e Lartë të Francës.

Ai u akuzua se shpenzoi gati dyfishin e maksimumit ligjor prej 22.5 milionë euro për rizgjedhje, ku humbi ndaj socialistit Francois Hollande Në një rast tjetër në vitin 2021, Sarkozy, 69 vjeç, u shpall fajtor për korrupsion dhe ndikim të padrejtë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!