Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Carja rreshton medaljet/ Del dy herë e argjendtë në Lojrat e Solidaritetit Islamik

schedule12:29 - 11 Nëntor, 2025

schedule 12:29 - 11 Nëntor, 2025

Nuk ka ndërmend që të ndalet dhe kjo duket qartë. Enkileda Carja po rreshton medaljet për Shqipërinë, ndonëse peshëngritjësja kuqezi është ende tepër e re, dhe më e vogla ndër konkurrueset.

Pasi u shpall kampione e Europës për të reja në Kampionatin U18 dhe U23 që u mbajt në Durrës, ajo triumfoi edhe në Lojrat e Solidaritetit Islamik që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

Adoleshentja 17 vjeçare, që stërvitet nga trajnerja Eglantina Kalemi, shkëlqeu me dy vende të dyta në peshën deri 63 kg, që do të thotë me dy medalje argjendi.

Vajza elbasanase theu dy rekorde botërore për të reja me 97 kg në shkëputje dhe 116 në shtytje.

Në shkëputje dhe dygarësh doli e dyta.  Në 3 nëntor Carja arriti suksesin e madh në Durrës.

Peshengritesja me e mire ne Shqiperi, si dhe ne bote per moshen e peshen e saj, u shpall kampione e trefishte e Europes per te rinj.

Kjo, ne kampionatin kontinental per te rinj dhe per moshen U23.

Ne Pallatin e Sportit Ramazan Njala, vajza 17-vjeçare u tregua fenomenale duke realizuar 6 prova te suksesshme e duke vendosur 6 rekorde kombetare.

Carja konkurroi ne peshen deri 63 kg, dhe triumfoi me 98 kg ne shkeputje, 118 kg ne shtytje dhe 216 kg ne dygaresh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!