Caritasi shqiptarë dhuroi për spitalin e Lezhës, pajisje mbrojtëse, dizinfektantë dhe pajisje për trajtimin e pacientëve me probleme respiratore.
Donacioni vjen në një kohë kur situata nga pandemia është përkeqësuar në Lezhë ku ka rritje të rasteve.
Ipeshkv i Dioqezës Lezhë Ottavio Vitale bëri apel për më shumë solidaritet, veçanërisht në këtë kohë.
Ai kërkoi që të respektohen masat për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Për të përballuar situatën nga Covid-19, spitali i Lezhës ka patur mbështetjen e shumë organizatave dhe shoqatave duke krijuar sasitë e nevojshme të materialeve mbrojtëse./.abcnews.al