Cardiff “abuzon” me vdekjen e Sala: Duam nga Nantes 100 milionë euro dëmshpërblim

schedule21:15 - 15 Maj, 2023

schedule 21:15 - 15 Maj, 2023

Cardiff City kërkon 110 milionë euro nga Nantes si dëmshpërblim për vdekjen e futbollistit argjentinas Emiliano Sala në janar të vitit 2019, ndërsa ai po fluturonte mbi Kanalin Anglez për të finalizuar transferimin e tij te skuadra uellsiane.

Cardiff pretendon se skuadra franceze duhet ta paguajë këtë shumë në konceptin e humbjes së të ardhurave të pësuara për shkak të vdekjes së futbollistit. Procesi civil, i cili po zhvillohet në Francë dhe thirrja e të cilit është caktuar për datën 22 qershor, vjen pasi gjykata nuk kishte rënë dakord me ekipin uellsian në shkallën e parë.

Uellsianët pretendojnë se nëse Sala do të kishte firmosur për klubin, golat e tij do e kishin shpëtuar klubin nga rënia në kampionat dhe duke rezultuar kështu në një humbje prej 100 milionë euro për klubin.

Krahas kësaj, Cardiff pohon se nuk duhet të paguajnë çmimin e rënë dakord për transferimin e lojtarit argjentinas, i vlerësuar 17 milionë euro sepse ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje me klubin.

Për skuadrën franceze, kjo çështje e re e hapur nga klubi uellsian nuk është gjë tjetër veçse një front i ri ligjor absurd, raporton “L’Equipe”./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!