Çarçani: Tirana e turpëroi Partizanin, arkitekti Rama vetëm krijon alibi

schedule22:35 - 2 Mars, 2020

schedule 22:35 - 2 Mars, 2020

Gerti Çarçani, moderatori i Pressing, e nisi emisionin e tij ndryshe nga herët e tjera. Çarçani foli për ekipin e Partizanit, ndeshjen derbi dhe deklaroi që arkitekti i Partizanit, Olsi Rama, vetëm krijon alibi.

“Tirana e turpëroi Partizanin, të kishte minuta do të vazhdonte akoma dhe më tej. Ishte e pamëshirshme, dhe Partizani nga ana e tij që vijon të kacavirret dhe të krijojë alibi.

Kryesisht nga arkitekti i kësaj skuadre, që ka humbur personalitetin, ka humbur gjithçka, ka harruar të fitojë dhe arkitekti, është Olsi Rama, drejtori i këtij Partizani, i cili vetëm me veten krijon alibi përpara tifozëve, që fajin e kanë arbitrat.

Natyrisht, që edhe ata kanë gjynahet e tyre, edhe ata kanë të metat e tyre, do të flasim sot dhe për arbitrin Xhaja në derbi”, tha Çarçani në studion e Pressing./abcnews.al