“Çapkënia zemërbujare”, shoqja e së resë që humbi jetën në aksidentin në Tiranë-Durrës përlot me fjalët: Qoftë sprova e fundit për familjen

schedule20:18 - 27 Nëntor, 2022

schedule 20:18 - 27 Nëntor, 2022

Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të së dielës, ku humbën jetën dy vajza dhe u plagos rëndë shoferi.

Lexo edhe: Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës: Identifikohet viktima e dytë, një 24-vjeçare

Një prej viktimave ishte Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, e cila nuk mundi të mbijetonte nga përplasja fatale.

Mikja e saj ka reaguar për ndarjen nga jeta të së resë, teksa shpreh ngushëllimet për familjarët.

Reagimi:

Qofsh e xhenetit xhesi çapkenia zemer bujare. Zoti i dhurofte durim familjareve e qofte sprova e fundit ne jeten e familjes Klironomi!! E kam te pamundur ta besoj 24 vjecarja qe u aksidentua mbreme ishe tiiiiii


Aksidentit nuk mundi t’i mbijetonte as Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Mirditë kurse i lënduar rëndë mbeti drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!