Ai ishte trajneri i fundit që fitoi një Scudetto në Romë dhe në Milano mbahet mend si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e Milanit. Mendimi i ish-trajnerit të Real Madrid ndryshon gjithmonë ekuilibrat. Fabio Capello rikthehet për të folur duke përshkruar një panoramë të kampionatit italian, por edhe për dyshen Zaniolo-Leao.
“Leao është gjithmonë një fenomen, ai nuk është më një lojtar i thjeshtë, por një i rëndësishëm për Milanin. Ndoshta si Zaniolo ai është këshilluar keq, ai është drejtuar diku tjetër, ai mendon se ne duhet ta rikthejmë atë qetësi, por largimi nga skuadra nuk do ta ndihmonte, do ta trishtonte më shumë.
Ai duhet të luajë dhe të ketë mbështetjen e shokëve të skuadrës. Zaniolo dhe Leao nuk duhet të mendojnë për kontrata, ata janë talentë të vërtetë. Duhet të ulin kokën e të punojnë shumë pasi janë e ardhmja e futbollit”, është shprehur ashpër Capello./h.ll/abcnews.al