Fabio Capello është bërë një person mjaft mediatik gjatë muajve të fundit dhe nuk heziton të komentojë zhvillimet e fundit në futbollin tonë.
Këtë herë e ka me Florentino Perez, presidentin e Real Madrid, i cili këmbëngul për Superligën, shprehet se klubi është në krizë dhe tenton të blejë Mbappe, lojtarin më të shtrenjtë në botë.
“Perez është figurë karizmatike, ai kurrë nuk pranon se ka bërë një gabim ose se ka humbur. Edhe kur bleu lojtarë që dështuan, ai kurrë nuk donte ta pranonte gabimin. Këtë herë ka pasur një gabim serioz në nivelin e komunikimit.
Por ai është shefi dhe mendon të shpëtojë atë projekt që kishte në mendje me Agnellin (Superligën). Kur isha te Real Madrid, që kishte probleme financiare, Komuniteti i Madridit e shpëtoi atë duke shitur tokë që ishte në pronësi të Komunitetit. Këtë herë nuk e di se si do të shpëtojnë.
Tani arkat e të gjitha ekipeve janë bosh, por meqenëse Neymar kushton 230 milion euro, ai kërkon pagë prej 30 milionësh dhe kjo rrit pagat e të gjithëve. Tani kam lexuar që Reali dëshiron të blejë Mbappe. Por me çfarë parash”, shprehet Capello. /abcnews.al