Lufta për kualifikimin në Champions League është një betejë e vërtetë në Serie A, me dy ekipet e Milanos dhe dy romakët që garojnë, por edhe Atalanta nga pas që mund të bëjë diçka.
Fabio Capello bëri analizën e tij të shkurtër personale se cili do të arrijë i pari të kualifikohet për sezonin e ardhshëm.
“Interi ka qenë gjithmonë favoriti im për të fituar kampionatin. Kështu që për mendimin tim ata do të jenë të parët që do të kualifikohen për sezonin tjetër në Champions League, pra mendoj se do të përfundojnë të dytët në tabelë. Për pjesën tjetër ka një luftë të hapur, të shohim se si do të shkojë”, është shprehur Capello./ h.ll/abcnews.al