Capello e tërbon me një fjali, Conte i papërmbajtshëm LIVE

schedule10:19 - 7 Janar, 2020

schedule 10:19 - 7 Janar, 2020

Antonio Conte iu gëzua tre pikëve në një transfertë të vështirë në Napoli. Zikaltrit vijojnë të mbeten të parët së bashku me Juventusin, ndërkohë trajneri italian ka folur pas takimit me napolitanët. “Luajtëm me karakter. Kjo fitore na jep më shumë besim në atë që po bëjmë dhe na mundëson të ecim përpara me të njëjtin guxim”, tha fillimisht Conte.

“Duhet të tregojmë guxim dhe të bëjmë presing lart, sikurse edhe të mbrohemi kur duhet. Kur bën presing lart, kur gabon edhe rrezikon. Mund të lësh hapësira prapa dhe të vihesh në rrezik nga kundërsulmet. Mund t’i kishim trajtuar më mirë disa situata, por Napoli e ka kundërsulmin e shpejtë një nga pikat më të forta. Kështu që ishim të detyruar të përjetonim disa situata të vështira”, shtoi trajneri italian.

“Fitorja e 100-të në Serie A? Statistikat nuk është se më interesojnë shumë. Është një fitore e rëndësishme, pasi të triumfosh në Napoli nuk është kurrë e lehtë për asnjë ekip. Ata kanë qenë rivali kryesor i Juventusit në vitet e fundit, me diferencë të madhe me Interin. Është shumë e rëndësishme që tani ky hendek nuk ekziston më”, deklaron Conte.

Trajneri i Interit u acarua kur në studion e Sky Sport Italia, Fabol Capello po analizonte Interin dhe tha se sa të rrezikshëm janë zikaltrit në kundërsulme: “Nuk mendoj se Interi mbrojti dhe shkoi përpara me kundërsulme. U munduam gjatë gjithë ndeshjes të shtyjmë Napolin në zonën e tyre. Dëgjoj njerëz që gjithmonë thonë se luajmë një futboll me kundërsulme.

Ne luajmë duke e ditur gjithçka duhet të bëjmë në çdo moment të ndeshjes. Për fat të mirë kundërshtarët tanë na respektojnë më shumë se sa mediat. Njerëzit thonë se ne fitojmë në ndeshjet jashtë duke u mbrojtur dhe kundërsulmuar më pas, por kjo nuk është mënyra jonë”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!