Capello: Dybala vuan për një arsye, do e shkëmbeja vetëm me Harry Kane

schedule11:20 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 11:20 - 29 Dhjetor, 2020

Paulo Dybala ende nuk e ka marrë veten dhe këtë sezon hapësirat i ka pasur të paktë. Argjentinasi është një nga lojtarët e shumtë që e ka kaluar koronavisurin, madje i është dashur të luftojë për një kohë të gjatë derisa u rikthye të stërvitej  me skuadrën.

Dybala akoma nuk e ka kapur formën fizike dhe në lidhje me sulmuesin e Juventusit ka folur edhe Fabio Capello, në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”. “Shpjegimi i gjithë kësaj është Covid-i.

Virusi ka lënë pasoja për të gjithë e për më tepër për një lojtar si Dybala, i cili ka nevojë të jetë në maksimum që të shprehet më së miri. Për të gjetur formën më të mirë i duhet të kthehet në 100 për qind fizikisht.

Dybala ngjan me Savicevic, edhe pse argjentinasi është më i mirë  në finalizim dhe më pas në asistimin e shokëve të skuadrës. Me kë do e shkëmbeja? Nuk më pëlqen kjo, por nëse do të duhet të përgjigjem, shikoj nga Anglia dhe mendoj për Harry Kane”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!