Çantat, ky do të jetë trendi më i lezetshëm që do të mbajmë këtë vit

schedule20:30 - 7 Mars, 2022

schedule 20:30 - 7 Mars, 2022

Një trend i madh rikthehet sërish në plan të parë. Po flasim për trendin që duket se do dominojë çantat këtë pranverë dhe bëhet fjalë për modelet si kovë. I pamë në sfilatat e shtëpive të mëdha të modës si Chanel, Louis Vuitton dhe Michael Kors, të cilët i përfshinë në mënyrë dinamike në koleksionet e tyre.

Për shumë, rikthimi i këtij trendi nuk është një habi pasi është një model funksional dhe praktik. Çanta kovë në një version më të madh ofron më shumë komoditet dhe përshtatet me gjithçka si për daljet e përditshme ashtu dhe pamjen e zyrës. Ka gjithashtu dhe çantat e vogla me qëndisje dhe rruaza.

/abcnews.al