EUROPOL (Agjencia e Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit) ka publikuar videon e mega-operacionit që çoi në pranga 30 persona në 10 shtete të ndryshme, mes të cilëve 10 janë shqiptarë me kokën e grupit që ndodhet në burg në Ekuador, Dritan Rexhepin.
Në video duket çanta me mijëra euro, prerje 500-çe, kokaina me kode e fshehur në kroskot dhe pjesë të tjera të makinës dhe momentet e prangosjes të disave prej 30 trafikantëve që u arrestuan në 24 orët e fundit në 10 shtete pas një hetimi 5-vjeçar të udhëhequr nga Italia. /db/Abcnews.al