Legjenda e futbollit italian, tashmë trajner i Guangzhou në Kinë, Fabio Cannavaro, ka dhënë një intervistë për Gazzetta Dello Sport, ku ka analizuar ekipin e Juventusit dhe trajnerin e ri të skuadrës, Andrea Pirlo.
“Pirlo ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur. Jam i lumtur për të, por nuk do të jetë e lehtë. Është folur për të si një i përzgjedhur nga fati, por Guardiola dhe Zidane kanë patur pak eksperiencë si trajnerë kur kanë filluar. Sigurisht, idenë e futbollit e ka të qartë, por tani do të duhet të arrijë t’ia përcjellë lojtarëve dhe kjo nuk ndodh gjithmonë menjëherë.
Pesimist? Jo, Andrea është një djalosh shumë i zgjuar. Do të ketë nevojë për kohë. Te Juventus, nuk duhet të bëjnë të njëjtat gabime të bëra dhjetë vite më para me Ciro Ferraran, i cili nuk është ndihmuar. CR7? Nëse ke një lojtar të tillë, më të mirin, duhet të mbështetesh tek ai. Por ai duhet të kuptojë se, edhe pse është i jashtëzakonshëm, është 35 vjeç.
Cirstiano duhet të pranojë se është më mirë për të luajë 40 ndeshje në maksimumin e formës se sa 50 jo dhe aq të mira. Dzeko tek Juventus? Ai është i fortë, kjo nuk diskutohet. Por jam i bindur se Juventus do të bëjë zgjedhje të tjera. Nuk e kuptoj tendencën që të merren nga jashtë lojtarë në fund të karrierës. Nuk do të doja që kampionati të bëhej varreza e elefantëve”, u shpreh Cannavaro./abcnews.al