Cannavaro kërkon “hapin e madh” në karrierë: Jam gati të “shpëtoj” Napoli-n

schedule14:36 - 10 Janar, 2024

schedule 14:36 - 10 Janar, 2024

Së bashku me “legjendarin”, Paolo Maldini krijuan dyshen e pathyeshme, në qendrën e mbrojtjes së Kombëtares italiane. Ish-fituesi i “Topit të Artë” dhe kampioni i botës me “Të Kaltërit”, në vitin 2006, Fabio Cannavaro, prej 10 vitesh tashmë e ka lënë futbollin e luajtur dhe pas disa eksperiencash në Kinë, si dhe në Serie B italiane është gati për “hapin e madh”, në karrierën e tij menaxheriale.

Bëhet fjalë për skuadrën e Napoli, me kampionët në fuqi, të Serie A, që ndryshe nga një sezon më parë janë në një formë katastrofike, me performancat që mund t’i “faturohen” edhe trajnerëve të deri më tanishëm, Rudy Garcia e Walter Mazzarri, mirëpo Cannavaro dëshiron të ndryshojë gjithçka, te “Blutë” e jugut të Italisë.

Për mediat, Cannavaro, tashmë 50-vjeçar ka shprehur haptazi dëshirën e tij për të marrë në dorë “frerët” e 3 herë fituesve të Serie A, skuadër nga akademia e të cilës vetë ish-qendërmbrojtësi është prodhuar dhe ka luajtur, për 2 sezone para transferimit te Parma, ku shkroi dhe historinë me “Emilianët”.

“A jam unë shpëtimtari? Ka ardhur koha! Unë jam gati. Nuk kam patur komunikim me presidentin dhe ai vendos në fund. Te Napoli situata është shumë e vështirë, pas Spalletti-t, një trajner jashtëzakonisht i përpiktë, Mazzarri nuk po arrin ta bëjë skuadrën të funksionojë. Ndikuan edhe largimet e verës e kjo duhet përmendur. 22 pikë më pak se një vit më parë janë shumë, dhe me të drejtë tifozët janë tërbuar”,- u shpreh ish-fituesi i “Topit të Artë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!