Në janar, Joao Cancelo përfundoi një lëvizje të papritur huazimi te Bayern Munich.
Albert Masnou i Diario Sport raporton se bavarezët tashmë kanë vendosur mos e blejnë për 70 milionë euro portugezin dhe kanë informuar Man City.
Mbrojtësi i djathtë filloi si titullar në Mynih, por kohët e fundit ka humbur formacionin.
Çështja për qytetarët është se as ata nuk duan që Joan të kthehet. Skenari ideal do të ishte shitja e tij në verë, por ata do të konsiderojnë një tjetër huazim, dhe këtu hyn Barcelona.
Katalanasit nuk mund ta përballojnë çmimin e 28-vjeçarit. Megjithatë, miqësia e Joan Laporta me agjentin e Cancelos, Jorge Mendes, mund të bëjë të mundur një lëvizje huazimi.
Barça është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe portugezi ka qenë në radarin e klubit. Përveç kësaj, Joao mund të luajë edhe në anën e kundërt.
Në 33 ndeshje te City dhe Bayern këtë sezon, Cancelo ka kontribuar me dy gola dhe tetë asistime. /G.D abcnews.al/
Burimi: Diario Sport