Australia ka akuzuar pilotin e një avioni luftarak kinez se ka kryer një manovër të rrezikshme pranë në prej avionëve të saj mbi Detin e Kinës Jugore.
Australia thotë se avioni kinez lëshoi flakë dhe kaloi përpara aeroplanit australian të mbikëqyrjes.
Avioni kinez lëshoi më pas “chaff” një pajisje antiradar që përfshin copa të vogla alumini të cilat hynë në motorin e aeroplanit australian.
Aeroplani vëzhgues detar i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane P-8 u kap më 26 maj nga një avion luftarak kinez J-16, gjatë asaj që ishte një aktivitet rutinë vëzhgimi detar, tha kryeministri australian, Anthony Albanese.
“Përgjimi rezultoi në një manovër të rrezikshme e cila përbënte një kërcënim sigurie për avionin P-8 dhe ekuipazhin e tij”, tha ai.
Ministri i Mbrojtjes Richard Marles tha se avioni kinez fluturoi shumë afër para avionit RAAF dhe lëshoi një “pako byku” (chaff) që përmbante copa të vogla alumini që u futën në motorin e avionit australian.
“Padyshim që kjo është shumë e rrezikshme,” tha Marles për televizionin ABC.
Në një deklaratë ministria e Mbrojtjes e Australisë tha se “për dekada ka ndërmarrë aktivitete të mbikëqyrjes detare në rajon” dhe “e bën këtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke ushtruar të drejtën e lirisë së lundrimit dhe fluturimit në ujërat dhe hapësirën ajrore ndërkombëtare”.
Pekini nuk ka komentuar mbi incidentin. Kina ka ndërtuar infrastrukturën ushtarake atje vitet e fundit.
Por SHBA, vendet fqinje dhe të tjera, përfshirë Australinë, e kundërshtojnë pretendimin e saj.
Në shkurt, Australia akuzoi një anije të marinës kineze për ndriçimin e një lazeri të shkallës ushtarake drejt një prej avionëve të saj luftarakë mbi detin Arafura në veri të Australisë.
*Canberra është kryeqyteti australian
/abcnews.al/