Canaj: Reja me ide të qarta, triumfoi këmbëngulja e tij. Doka-Memolla super

schedule23:31 - 19 Nëntor, 2020

schedule 23:31 - 19 Nëntor, 2020

Agim Canaj, pjesë e përhershme e ekipit të Pressing në ABC, analizon suksesin e Shqipërisë në Nations League, duke vlerësuar trajnerin Edi Reja dhe dy lojtarët Albi Doka-Hysen Memolla.

Arritja e këtij objektivi do të thotë që idetë e trajnerit ishin të qarta. Ekipet nuk janë të lehta sot, rivalët tanë në këtë grup kanë ecur dhe kanë investuar shumë në futboll, ky është shkaku pse hasëm vështirësi.

Reja këmbënguli në një vendosje taktike, në dy ndeshjet e fundit ideja e tij triumfoi. Kishte lëvizje të shumta në formacion, por u arritën fitore të rëndësishme dhe me gola, kërkimi i fitores ishte i qartë.

Nuk është e thjeshtë kur kërkohet fitorja me çdo ngulm, e kemi pësuar edhe më parë. Mbrojtja ishte në tension, por në fund dominuam dhe kjo është e rëndësishme.

I jap të drejtë Rejës, arriti të konsolidojë një grup të madh prej 37 lojtarësh. Ishim shumë efektivë në rastet e krijuara në dy sfidat e fundit. Dy lojtarët anësorë, Doka dhe Memolla, ishin shumë të rëndësishëm dhe ndër më të mirët. Uzuni nuk ka rendimet kur niset nga shumë pas.

E njëjta gjë edhe me Roshin, edhe pse ka më shumë eksperiencë. Janë lojtarë të mirë në pjesën ofensive. Memolla dhe Doka ishin rezultativë, i dhanë një shërbim dhe bllok shumë të mirë skuadrës në të dy fazat. Bjellorusia ishte e fortë fizikisht“, deklaron Canaj. /abcnews.al