Kriza e Partizanit çshtë tema e debateve në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri i njohur, Agim Canaj shpjegon mendimin e tij rreth momentit të keq të “Demave”.
“Asani ka luajtur gjysmat e ndeshjeve. Kam vërë re një detaj. Në fazën defensive Partizani s’ka marrë asnjë lojtar dhe ka ndryshuar modelin e mbrojtjes. Ka çaluar në të dy fazat, ka pësuar shumë gola.
Kriza? Kriza kryesore filloi në momentin që humbi derbin. Presioni ishte shumë i madh, individual dhe si skuadër. Kjo ishte një goditje fatale.
Këto dy ndeshjet e ardhshme janë për të parë edhe cilësinë e trajnerit. Mos marrja e pikëve në Gjirokastër e zbret poshtë Partizanin dhe Sormanin si trajner. Ka bërë 6 ndeshje dhe ka shënuar vetëm dy gola“, thekson Agim Canaj. /abcnews.al