Canaj: Organizim madhor, një Sindikatë e formuar rishtas nuk e përballon

schedule23:12 - 13 Janar, 2020

schedule 23:12 - 13 Janar, 2020

Trajneri i mirënjohur, Agim Canaj, është një ndër të ftuarit në emisionin Pressing, në ABC News. Canaj preku disa tema sa i takon futbollit shqiptar dhe në fjalën e tij, u shpreh:

NDESHJA – “Unë jam me Maganin, dua të flas shkurt. Unë nuk e shikoj në problematikat që u thanë, janë një pjesë e problemit, por ajo që ka më shumë rëndësi, është se një sindikatë e formuar rishtas, ka problematikat e veta, pasi ky është organizim madhor. Ata nuk e kanë menduar se do të dalin këto problematika. Ajo që ka më shumë rëndësi, është se dolën shumë gjëra: Që ti të organizosh një event të tillë, duhet shumë kohë, përgatitje dhe para. Menduan se njerëzit do të vinin në stadium për kauzën dhe jo për yjet. Solidarizimi u bë nga e gjithë bota dhe shumë lekë erdhën pa u bërë ndeshja.

SINDIKATA – “Një sindikatë e panjohur, nuk ka pasur asnjë sindikatë që ka fituar një çështje të vetme të një futbollisti kundër një presidenti klubi. Problemi më i madh del organizimi i një kombëtare. Në këtë moshë që jam unë, nuk mund të luaj 40 minuta siç dolën atje shumë lojtarë. Shumë emra të tjerë mund të ishin thjesht prezentë, por ajo që ka më shumë rëndësi, është që ky aktivitet nxori disa anë pozitive në pah”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!