Canaj: Më bëri përshtypje diçka sot! Tiranë e pandalshme, nuk pranon hapin fals

schedule22:59 - 11 Qershor, 2020

schedule 22:59 - 11 Qershor, 2020

Tirana ndodhet në formë shumë të mirë dhe sot siguroi fitoren e radhës. 5-1 triumfuan bardheblutë kundër Besëlidhjes në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Trajneri i njohur shqiptar, Agim Canaj analizon situatën e bardhebluve në emisionin “Pressing” në ABC News.

Jo vetëm Tirana, serioziteti ka qenë te të gjithë skuadrat sot. Kanë luajtur me skuadra të plota dhe me pak rotacion, kjo tregon se asgjë nuk është e sigurt, as në kampion dhe as në Kupë. Pashë një Tiranë shumë të karikuar. Ishte shumë e qetë edhe pas pësimit të golit, bëri aksione të rrjedhshme.

Ka anë psikologjike skuadra, ka qetësi, është e pandalshme dhe nuk e pranon të bëjë hap fals. Tirana ka krijuar një fizionomi, di të shënojë jo pak gola, e ka treguar me shumë skuadra. Me rezultatin që mori mbylli kualifikimin“, deklaron Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!