Canaj: Janari muaji më i vështirë, ekipet i kanë humbur akademitë

schedule22:18 - 6 Janar, 2020

schedule 22:18 - 6 Janar, 2020

Agim Canaj, ish-trajneri i Vllaznisë, është i ftuar në studion e ABC News, në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, Canaj tha: “Mendoj se është periudha më e vështirë për të gjitha ekipet për të gjetur lojtarë që mund t’i bashkohen skuadrës. Kukësi, Bylisi dhe Tirana janë tre skuadrat që kryesojnë, për të mos përjashtuar as Partizanin. Gjithmonë është ngërç për këto ekipe që të gjejnë lojtarë të mirë, pasi lojtarët e mirë janë të zënë në këtë periudhë.

Deri sa të mbarojë merkato, mund të kemi ndonjë blerje “big”, siç e ka treguar Kukësi vitet e kaluara, por dhe Partizani me trajner të ri. Ajo që është më e rëndësishme është se Kukësi, Partizani dhe Tirana, po bëjnë një përgatitje ekstra në Turqi, i përshtaten dhe klimës së ngrohtë. Është një investim për të arritur ato objektiva që i kanë vënë vetes në fillim të kampionatit.

“Është normale, nuk është viti i parë që vështirësitë janë shumë të mëdha. Është shumë e rëndësishme që akademitë e klubeve të jenë të organizuara. Partizani mori kampionatin vjet dhe nuk ka asnjë organizim cilësor, tani po bën akademinë. Kemi Dinamon që po shkrihet, Vllaznia, e shumë skuadra të tjera. Po flasim për akademi, unë te Vllaznia e preka vetë. Ajo që më bën përshtypje tek akademia e Vllaznisë, ka mungesë infrastrukture.

Kam punuar edhe me Balajn, ai i formua në Turqi. Më pas kam punuar edhe me Sadikun tek Erseka. Kanë pasur talentin dhe janë formuar jashtë. Tani, kampionati shqiptar e ka humbur edhe këtë vlerë. Vllaznia, Dinamo, Partizani, kanë mbushur skaudrat me lojtarë. Po flasim për Abazajn, iku nga Partizani si i dështuar, shkoi te Gjirokastra dhe u formua. Akoma jemi me çokat e mëdha që iu bëhet klubeve, kam lëvizur shuëm dhe kam drejtuar 14 skuadra. E kam hasur kudo këtë gjë”, tha Canaj../abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!