Agim Canaj thekson në emisionin “Pressing” në ANBC News se rivaliteti në Superiore është shumë i madh, teksa lëshon edhe një batutë për Sulejman Starovën.
“Ka rivalitet, por nuk ka skuadra që mund të fitojnë 6-7 ndeshje. Kanë lënë pikë të gjithë. Mendoj se kriza është edhe prej kontingjentit të lojtarëve. Po të ishe ti (i drejtohet Starovës) Malën do e fusje.
Partizani ka shënuar dy gola në tetë ndeshje, duke përfshirë edhe miqësoret e fazës përgatitore. Ka krizë në sulm dhe në mbrojtje, në dy repartet“, thekson Canaj. /abcnews.al