Can dhe Lautaro, gjiganti anglez bën gati 120 milionë euro

schedule17:17 - 31 Tetor, 2019

schedule 17:17 - 31 Tetor, 2019

Manchester United ka piketuar dy futbollistë për të përforcuar skuadrën e në janar. “Djajtë e Kuq” nuk po bëjnë një sezon të mirë dhe kërkojnë të përforcohen sa me shpejt.

Drejtuesit e klubit anglez kanë piketuar mesfushorin Emre Can dhe sulmuesin Lautaro Martinez. Emre Can, në shtator plasi “bombën”, pasi tha: “Juventusi më ka tradhëtuar, nuk po luaj aq sa kishim rënë dakort në fillim. Po ta dija se do të më trajtonin kështu, do të largohesha që në verë.

Emre Can është një opsion i lirë për “Djajtë e Kuq” dhe për 20-30 milionë euro, mund të bëhet i tyre. Ndërsa Lautaro, ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij, por Manchester United nuk ka ndërmend ta paguajë një shifër të tillë. “Djajtë e Kuq” pretendojnë të shpenzojnë 120 milionë euro për të dy futbollistët, por mbetet për t’u parë çdo të ndodhë në janar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!