Camila Cabello reagon për herë të parë pas zërave se është ndarë nga Shawn Mendes

schedule11:30 - 1 Tetor, 2020

schedule 11:30 - 1 Tetor, 2020

Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë përfolur se janë ndarë, Mirëpo, ka qenë vetë këngëtarja Cabello e cila ka hedhur poshtë këto spekulime që qarkullonin prej kohësh. Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja e hitit “Havana” shprehu publikisht mbështetjen për Mendes për albumin e tij më të ri.

“Bota mund të përdorë disa magji, bukuri dhe ‘Wonder’ gjithmonë, por veçanërisht tani. @Shawnmendes çfarë dhuratë e mrekullueshme për botën. Ai e ka punuar këtë album me çdo grimcë të shpirtit dhe qenies së tij me qëllimet më të pastra. Dashuria ime, jam shumë krenare për njeriun që je dhe unë jam shumë e emocionuar që njerëzit do shohin dhe dëgjojnë zemrën tënde.”, shkroi 23-vjeçarja.

Camila aktualisht është duke xhiruar “Cinderella” në Britani, ndërsa Shawn me sa duket po punon për albumin e ri. Dy artistët kanë bashkëpunuar për të sjellë “Senorita”, që rezultoi një hit i padiskutueshëm dhe vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë që prej Korrikut të vitit 2019. xh.d/abcnews.al

Camila Cabello shqetësohet për të dashurin Shawn Mendes mes thashethemeve të ndara

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!