Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron është takuar me presidentin e Izraelit dhe ministrin e Jashtëm gjerman.
Sekretari i Jashtëm britanik pas takimit u tha gazetarëve se ishte e qartë se Izraeli kishte vendosur t’i kundërpërgjigjet Iranit, pavarësisht thirrjeve të Mbretërisë së Bashkuar për përmbajtje.
Nga ana e tij, presidenti Isaac Herzog falënderoi Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë për “qëndrimin e tyre përkrah Izraelit përballë sulmit të dënueshëm”.
“E gjithë bota duhet të veprojë me vendosmëri dhe sfidë kundër kërcënimit të paraqitur nga regjimi iranian, i cili po kërkon të minojë stabilitetin e të gjithë rajonit”, tha presidenti Herzog.
Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone në Izrael pas një sulmi vdekjeprurës të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Siri.
/abcnews.al