Cameron dhe Blinken shfaqin sërish mbështetjen e tyre për Izraelin

schedule12:18 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:18 - 8 Dhjetor, 2023

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë përsëritur mbështetjen e tyre për Izraelin, ndërsa theksuan se ai duhet të bëjë “çdo gjë që mundet” për të mbrojtur civilët.

Dy diplomatët po mbajnë një konferencë të përbashkët lajmesh në Uashington pas bisedimeve të cilat mbuluan disa tema, duke përfshirë luftën Izrael-Hamas dhe konfliktin në Ukrainë, shkruan Sky News.

Cameron bëri thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza, duke thënë se nuk kishte “asnjë justifikim” që ata të mbaheshin.

Për të ardhmen e konfliktit, sekretari i jashtëm tha se ishte koha për të filluar të flitet për marrjen e ndihmave në Gaza “mundësisht duke përdorur rrugë detare si dhe rrugë tokësore”, dhe të diskutohet se çfarë ndodh pas përfundimit të operacionit ushtarak të Izraelit./abcnews.al