Shumë kanë filluar të krahasojnë Hakan Calhanoglu me rolin e Andrea Pirlo dikur te Milan, por ky krahasim në fakt është më i përshtatshëm se sa mund të duket.
Kthimi pas në kohë, me një lëvizje që përkufizohet si historike dhe që në fakt ka ndryshuar rrjedhën e protagonistëve të përfshirë në vitet në vijim, ishte pozicioni i ri Andrea Pirlos, nga mesfushor sulmues në mesfushor operacional nga Ancelotti në Milanin më shumë se 20 vjet më parë.
Simone Inzaghi bëri diçka të ngjashme tek Interi i tij me tashmë një nga lojtarët më të urryer të Milanit, por me një nga mesfushorët më të mirë të Italisë dhe jo vetëm, me Hakan Calhanoglu duke e adoptuar në rolin e tij të ri si regjisor përpara mbrojtjes, ashtu sikur Pirlo në fillimet e tij.
Ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit, ashtu siç ishte për shumë kohë Marcelo Brozovic në atë rol. Fantazisti turk tashmë shënon dhe asiston shumë, ndërton dhe ndalon aksione. Një nga idhujt më të ri të epokës së Inzaghit te tifozët zikaltër. Mediat italiane e krahasojnë shumë me një Andrea Pirlo modern, nga dikush nën hije, në një nga lojtarët më kryesorë të klubit dhe jo vetëm./h.ll/abcnews.al