Calhanoglu rrit “oreksin” e Brozovic, Inter në hall pas kërkesave të reja

schedule11:58 - 27 Qershor, 2021

schedule 11:58 - 27 Qershor, 2021

Marcelo Brozovic ka edhe një vit kontratë me Interin dhe bisedimet për rinovimin kanë nisur. Trajneri Simone Inzaghi e do në skuadër mesfushorin kroat, sikurse shkruan Gazzetta dello Sport.

Gazeta italiane shkruan se Interi mund ta shesë 28-vjeçarin, pasi verën e ardhshme del lojtar i lirë dhe nuk mund të lejojnë ta humbin me parametra zero.

Brozovic, duke parë që Interi mori Hakan Calhanoglu me 5 milion euro në sezon, ka rritur kërkesat ekonomike për të rinovuar marrëveshjen.

Mesfushori pretendon të përfitojë 6 milion euro në sezon me kontratën e re, 2.5 milion më shumë nga se merr aktualisht. Momentalisht bisedimet kanë ngecur dhe pritet të rinisin pas EURO 2020. /abcnews.al