Calhanoglu me mision, synon rekordin e rradhës te Milani

schedule20:08 - 22 Tetor, 2019

schedule 20:08 - 22 Tetor, 2019

Lojtari i Milanit, Hakan Calhanoglu, është drejt një arritjeje të rëndësishme në karrierën e tij me kuqezinjtë, siç raporton Calciomercato.com.

Turku ka luajtur 99 ndeshje me fanellën kuqezi që nga transferimi i tij në Milano në verën e 2017 nga Bayern Leverkusen. Nëse ai do të jetë titullar ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Romës, anësori 25-vjeçar do të arrinte një numër jubile, plot 100 paraqitje me klubin kuqezi.

Calhanoglu në 99 paraqitje ka shënuar 14 gola dhe dhuruar 25 asiste për shokët e tij të skuadrës. Ai shënoi një super gol në ndeshjen e fundit, ku dhe asistoi për Piatek në barazimin 2-2 kundër Lecces në “San Siro”. /abcnews.al