Calhanoglu: Inter është gjithçka për mua, ky klub më ngriti vlerën që kisha brenda

schedule16:22 - 28 Prill, 2024

schedule 16:22 - 28 Prill, 2024

Mesfushori i Interit, Calhanoglu, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e sotme kundër Torinos, foli pas përfundimit të sfidës në “San Siro”.

“Femijët e mi gjithmonë duan të dalin në fushë dhe sot mund ta bëjnë këtë, në këtë ditë të bukur. Jam shumë i lumtur për dopietën time, nuk e prisja të luaja në një stadium si ky, plotësisht i mbushur.”

Cili është sekreti i gjuajtjeve të penalltive?

“Përqëndrimi, nuk dua t’i humbas kurrë dhe kur kam mundësi dua gjithmonë të shënoj. Do të kisha dashur të gjuante Lautaro sot, por ai më tha jo dhe ma la mua. Ju mund ta shihni nga detajet, ne jemi një grup fantastik edhe jashtë fushe.”

A ishte kjo një hakmarrje për ju ndaj Milanit?

“E kam shpjeguar tashmë, kam dhënë një intervistë ditë më parë. Nuk dua të flas për gjëra të tjera, dua vetëm të argëtohem sot. Dua të jemi të qetë. Të bëjmë rrëmujë në autobusin e hapur gjatë festës? Nuk bëjmë atë që kanë bërë të tjerët.”

Çfarë përfaqëson Interi për ju?

“Gjithçka, ma ngriti vlerën dhe atë që kisha brenda. Unë bëj gjithçka për këto ngjyra, për këtë fanellë”, është shprehur mesfushori turk./h.ll/abcnews.al