Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Calhanoglu i dëmtuar, shans i artë për Asllanin të nisë ndeshjen titular ndaj Real Sociedad

schedule18:35 - 19 Shtator, 2023

schedule 18:35 - 19 Shtator, 2023

Hakan Calhanoglu nuk do të jetë në dispozicion të Inzaghit ndeshjen e nesër mbrëmas kudnër Real Sociedad, e vlefshme për grupet e Champions League. Turku pësoi një tendosje muskulore stërvitjen e sotme dhe kështu drejtuesit nuk do ta rrezikojnë.

Mediat italiane tashmë mendojnë se vjen momenti i Kristjan Asllanit. Pas largimit të Brozovic, mesfushori shqiptar është zëvendësuesi ideal i turkut në atë pozicion të mesfushës. Asllani konsiderohet me shumë gjasa si titullari i ndeshjes së nesërme, por këtë gjë do ta konfirmojë vetë Inzaghi në konferencën për shtyp përpara sfidës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!