Calhanoglu e Barella jashtë, Asllani gati të marrë në dorë “frerët” e mesfushës “Zikaltër”

schedule12:56 - 26 Janar, 2024

schedule 12:56 - 26 Janar, 2024

Vetëm 154’ minuta lojës, në 11 sfida. Ky është bilanci i deritanishëm i “fantazisti” të mesfushës, Kristjan Asllani, me fanellën “zikaltër”, në kampionatin italian të futbollit, Serie A, ku ndyrshe nga përballjet e UEFA Champions League dhe Kupës së Italisë, ku ka nisur 2 nga 7 sfidat si titullar, në elitën e “Apenineve”, ende nuk po arrin ta bëjë diçka të tillë.

Megjithatë, gjithçka pritet të ndryshojë mbrëmjen e kësaj të diele, me “Zikaltërit” e Inter, që do të udhëtojnë drejt “mitikut” të Firences, “Artemio Franchi”, aty ku do i presin “Violët” e Fiorentina, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të Serie A, me djemtë e teknikut, Simone Inzaghi, që kërkojnë vetëm triumfiun, për të mos lejuar “arratisjen” e Juventus, në krye të renditjes.

Ndryshimi pritet të vijë pas mungesës, së dy “arkitektëve” të mesfushës, Nicolo Barella e Hakan Calhanohlu, me të dy që kanë plotësuar numrin e lejuar të kartonëve të verdhë, 5 të tilla, me turkun, që u ndëshkua në transfertën e “Brianteo”, ndaj skuadrës së Monza-s, ndërsa “ylli” italian u ndëshkua në finalen e Superkupës së Italisë, ndaj “Bluve” të Napoli.

Në të tilla rrethana, “frerët” e mesfushës “Zikaltërit”, tekniku, Simone Inzaghi pritet t’ia besojë dyshes, Kristjan Asllani-Davide Frattesi, me Asllanin, i cili ka treguar në fushën e blertë, që mund të bëjë diferencën, siç bëri edhe në sfidën ndaj “Verdhekuqve” të Roma-s, ku vetëm 7 minuta nga hyrja në fushën e blertë si zëvendësues i mjaftuan për të idejuar golin e fitores, 1 me 0.

Tashmë, Asllani duhet të hedhë gjithçka pas krahëve e të mendojë për sfidën e së dielës, ndaj “Violëve” të Fiorentina, i cili konsiderohet nga shumë specialistë si momenti ku Asllani duhet të tregojë të gjithë potencialin e tij ku përveç përgjegjësisë për të menaxhuar e zotëruar topin, duhet të marrë përsipër edhe duelet fizike me kundërshtarët, por edhe të guxojë më shumë me pasimet në aspektin ofensiv. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!